Hungaria ofron kredi pa kamatë për familjet me shumë fëmijë për ta nxitur shtimin e popullsisë


11/02/2019

Ky vendim është pjesë e një plani të gjerë masash për ta nxitur shtimin e lindjeve në vend. Shefi i qeverisë hungareze tha se shtimi natyror i popullsisë është mënyra më e mirë e mbrojtjes së të ardhmes së Hungarisë, pa qenë të varur nga imigrimi. Politikani nacionalist i qendrës së djathtë ka qëndrim kundështrues në veçanti ndaj imigrantëve myslimanë.

Popullsia e Hungarisë është duke rënë për 32 mijë banorë çdo vit, ndërsa gratë hungareze lindin më pak fëmijë sesa numri mesatar i lindjeve për kokë banori në Bashkimin Evropian. Pjesë e masave qeveritare për nxitje të lindjeve është edhe mundësia e marrjes së kredive me shumë deri në 32 mijë euro pa kamatë.

Kryeministri Orban tha se vendet perëndimore po e shohim imigrimin si zgjidhje për rënie të shtimit natyror, por se hungarezët mendojnë ndryshe. “Ne nuk kemi nevojë për numra. Ne kemi nevojë për fëmijë hungarezë”, tha ai, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart