Hoxhajt i ndërpritet fjalimi në Zvicër, të rinjtë kërkojnë drejtësi për Deharin (Video)


09/11/2016

Siç njofton Lëvizja Vetëvendosje, fjalimi i tij është ndërprerë nga disa të rinj shqiptarë, të cilët janë ngritur në këmbë dhe kanë mbajtur pankarta në duar.

Në videon e publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ata kanë kaluar paqësisht pas shpinës së Hoxhajt, i cili i ka shikuar për një çast, dhe kanë dalë jashtë.

Parullat që ata mbanin në duar, ishin: “Drejtësi për Astritin”, “Liri për aktivistët politikë”, “Enver Hoxhaj është anëtar i qeverisë autoritare”, “Ju jeni anëtar i një regjimi kriminal, nuk keni vend këtu për fjalime”, “Astrit Dehari u vra në burgun e Prizrenit”, “Astriti u rrit në Bern, u kthye në atdhe, ku u vra”

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart