Hoxhaj thotë se sulmi ndaj autobusit do të ngrihet si çështje tek shtetet e BE’së - Gazeta Express

Hoxhaj thotë se sulmi ndaj autobusit do të ngrihet si çështje tek shtetet e BE’së

19/03/2017 23:13

Për këtë ka siguruar ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili për Klan Kosovën pohoi se Serbia nuk duhet të lejojë që të tilla incidente të ndodhin.

“Do ta ngrisë si çështje në disa shtetet të Bashkimit Europian”, ka thënë Hoxhaj, pasi, sipas tij, kjo s’është hera e parë që po ndodhë diçka e tillë.

“Çdo herë udhëtarët që udhëtojnë nëpër Serbi nuk janë të sigurt ndalohen, arrestohen, kjo në nuk duhet të ndodhë, sepse ne kemi marrëveshje për lëvizjen e lirë dhe duhet të respektohet ajo”, shtoi Hoxhaj.

Sipas ministrit kosovar, “një vend demokratik duhet të merr masa kur ndodhin sulmet e tilla që të mos përsëritën”.

Autobusi i kompanisë “Bici-Com”, u sulmua nga persona të panjohur në Krushevc të Serbisë në mëngjesin e sotëm.

Nga ky incident që ka ndodhur, nuk është raportuar për të lënduar përveç dëmeve materiale.

Sulmin e ka dënuar edhe Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.