Hoxha e shqetësuar me deklaratat që paragjykojnë si vdiq Dehari, shpreson se autopsia do të sqarojë gjithçka


11/11/2016

“Janë bërë shumë deklarata pa u bë publik raporti. Konsideroj se çdo deklarim është në dëm te procesit dhe ne dëm te zbardhjes se vërtetës. Iu bej thirrje qe te përmbahen nga deklarimet qe e dëmtojnë procesin”, ka thënë Hoxha.

Ajo në një konferencë për media ka thënë se me qellim te sigurimit te transparencës kanë lejuar prezencën e eksperteve.

Hoxha ka thënë se shumë shpejt  e presim raportin zyrtar i cili beson do ta zbardh komplet rastin.

Ministrja e Drjetësisë  është shprehur e shqetësuar për paragjykimet ndaj rastit duke bërë thirrje që të priten rezultatet e hetimeve. Gjithashtu ajo ka konfirmuar se edhe zyrtarëve të Vetëvendosje u është lejuar ta vizatojnë Deharin

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart