Hiqen mbishkrimet në Qeveri, do të shkruhet emri i ri “Republika e Maqedonisë së Veriut”


11/02/2019

Ky veprim pason pas hyrjes në fuqi të plotë të Marrëveshjes së Prespës, pasi që Kuvendi grek i dha dritë jeshile Protokollit për anëtarësimin e vendit në NATO, informon INA.

Shkronjat “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” janë hequr nga fasada në hyrje të godinës, dhe se do të shtohet emri i ri. Ndryshimet pritet të pasojnë edhe me heqjen e tabelës kryesore, e cila duhet të përmbajë po ashtu emrin e ri, por duhet të jetë e shkruar edhe në gjuhën shqipe, konform Ligjit për Gjuhët. (INA)

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart