Haradinaj: Thaçi e ka takuar Radojçiqin në Prishtinë


09/10/2018

Thaçi kishte përgatitur dje një goditje për Haradinajn, duke ia përmendur miqësinë që ka me Milan Radojçiqin e Veriut të Mitrovicës, shkruan Express.

Sipas presidentit, kryeministri Haradinaj po e sakrifikon Luginën e Preshevës vetëm për një person, duke aluduar në Milan Radojçiqin, që konsiderohet një nga njerëzit më me ndikim në Veri.

E kryeministri në një konferencë për media tha se Hashim Thaçi e ka takuar Milan Radojçiqin në Prishtinë.

“Kam shumë respekt për Milan Radojçiqin…, premtime të tilla nuk kanë ndodhur”, ka thënë Haradinaj.

Madje, ai tha “Nëse ka mbetë Presheva në njerëz si ai”. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart