Hapja e KFC Drive Thru të parë në Prishtinë dhe eventi Design College (Foto galeri)


22/03/2018

Brendi KFC është kompani e cila funksionon nën ombrellën e grupit YUM!, e cila si kompani investuese po ashtu ka nën vete edhe brendet si Taco Bell dhe Pizza Hut. YUM! funksionon duke u bazuar në standardet dhe rregullat strikte për operim, zhvillim, marketing, dhe ndërtim të biznesit.

Intensiteti i punës në ndërtim të këtyre restauranteve në Kosovë dhe vëmendja në detaje për përfeksionim u vë në dukje edhe tek ekipi i ndërtimit dhe zhvillimit të brendit KFC në CEE (Europë Qendrore dhe Lindore), ku tani gjenden më shumë se 550 pika të KFC-së.

load

Për këtë arsye, ky ekip këtë vit Kolegjin e Dizajnit ka vendosur ta mbajë në Kosovë, në datat 21-23 Mars. Në Kosovë, pjesë e këtij Kolegji të Dizajnit, do të jetë një grup prej 35 personave nga 10 nacionalitete të ndryshme, të cilët do të shkëmbejnë mes vete njouhritë dhe praktikat rreth zhvillimit dhe ndërtimit të restauranteve të KFC-së.

Kolegji i Dizajnit dhe Zhvillimit është një ngjarje që zhvillohet çdo vit me qëllim kryesor për të komunikuar strategjinë mes partnerëve, arkitektëve të pikave dhe menaxherëve të projektit të përfshirë në ndërtimin e pikave KFC. Ky Kolegj, vitin e kaluar ishte organizuar në Londër, Angli.

Në Kolegj do të flitet për: Udhëzimet e Dizajnit, Sistemet e Ndërtimit dhe Sistemet Operacionale.

Ngjarja do të përfshijë gjithashtu një vizitë në restaurantet e ndërtuara në Kosovë gjatë vitit 2017. Si pikë referuese dhe shembull për pjesëmarrësit do të merret pika më e re KFC Drive Thru “Rrethi’, në Prishtinë.

Brendi KFC në Kosovë arriti të zhivllohet me një shpejtësi të madhe dhe konsiderohet të jetë investim milionësh. Deri tani, KFC Kosova operon me një staf prej 170 personave.

load
load
load

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart