Hahn rikonfirmon se shkëmbimi i territoreve është në tavolinën e bisedimeve


14/09/2018

Sipas tij, marrëveshja e arritur ndërmjet dy shteteve duhet të kontribuojë për stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit.

Megjithatë, Hahn thotë se edhe Serbia edhe Kosova duhet të jenë në dijeni për shqetësimin e bashkësisë ndërkombëtare sa i përket çështjes së dialogut.

Hahn në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA ka thënë se është e mundur që zgjidhja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të arrihet nga mesi i vitit 2019.

Kujtojmë se takimi i fundit ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel nuk është mbajtur, ndërkohë ende nuk dihet se kur do të jetë takimi i radhës.

Federica Mogherini ka paralajmëruar se në fundin e muajit shtator do të caktohet për takimin e radhës ndërmjet dy shteteve në Bruksel. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart