Gucati i veteranëve: Vuçiqin do ta ndalnim edhe me armë


10/09/2018

Gucati ka thënë se nëse do të realizohej vizita e Vuciqit në Banjë të Skenderajt, presidenti serb nuk do të shpëtonte lehtë, transmeton Gazeta Express.

 “Marsi i 98’ës do të përsëritej. Nëse do të hynte dje Vuciqi Drenica prapë do të dëshmonte vetën”

Gucati, i pyetur se si do të ndalej Vuciq, ka thënë se edhe do ta gjuanin, dhe jo me ngjyrë të kuqe.

Tutje kryetari i veteranëve ka thënë se presidentin serb e konsideron kriminel dhe se atij nuk duhet i’i lejohet hyrja pa kërkuar falje.

“Vuciq është një kriminel për ne. Plus në deklaratën e tij në Mitrovicë, ai e përkrahi Millosheviqin”, ka thënë Gucati. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart