Gruevski i pari me të cilin negocion Ahmeti për pjesëmarrje në Qeveri


12/01/2017

“Komiteti i partisë ka dhënë autorizim të plotë kreut të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski që të fillojë procesin e negociatave për formimin e Qeverisë së re. për këtë patëm një komunikatë dhe detajet i gjeni aty”, deklaroi Timço Mucunski nga VMRO-DPMNE

Në komunikatë thuhet se duhet të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve të cilët votuan koalicionin e udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Madje kërkohet që lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe udhëheqja e kësaj partie të mbajë premtimin e dhënë para zgjedhjeve dhe të japin dorëheqje të parevokueshme për shkak të humbjes. Por nga LSDM-ja thonë se shumica e qytetarëve votuan për një qeverisje të re dhe u dhanë fund politikanëve destruktivë si Gruevski.

“Populli u dha fund politikanëve destruktivë si Gruevski, i cili me retorikën e konfliktit me opinionin demokratik dëshiron që ta izolojë Maqedoninë. Qytetarët janë të vetëdijshëm se Gruevski atë e bën për të shpëtuar nga përgjegjësia por plani nuk do t’i ecë. I gjithë opinioni demokratik vendas dhe ndërkombëtar e dinë që filloi procesi i kthimit të jetës për qytetarët. Vjen koha e jetës cilësore, bashkimit, barazisë, lirisë, drejtësisë për qytetarët dhe Qeverisë që do të udhëheqë politika reale”, thonë nga LSDM-ja.

Të pyetur nga Alsat nëse janë të gatshëm të pranojnë kushtet e kërkuara në platformën e përbashkët të partive shqiptare, nga LSDM-ja thanë se kjo parti, nuk ka marrë mandatin për formimin e Qeverisë, që të vlerësojë Platformën e përbashkët të partive shqiptare. Një vlerësim të platformës ata thanë se do ta bëjnë nëse e marrin mandatin për të filluar negociatat për qeverisje.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart