Gruaja që po mund gjithë burrat në politikën e Kosovës


22/09/2018

Sipas këtij sondazhi, ajo ka mbështetjen e 20.8% të qytetarëve duke lënë prapa gjithë liderët e partive politike në Kosovë dhe duke u renditur e para në nivel vendi. Në vendin e dytë pas deputetes Vjosa Osmani radhitet lideri i VV-së Albin Kurti me 20%.

Deputetja Osmani është gruaja më e votuar në Kuvendin e Kosovës për të dytën herë radhazi. Ajo është e vetmja politikane në këtë sondazh e cila nuk është lidere partiake dhe e cila nuk mbanë asnjë pozitë të rëndësishme në partinë e saj LDK.

Gazeta Express merr vesh se ky sondazh është bërë nga kompania UBO Consulting disa javë më parë.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart