Gripi i merr jetën një 11-vjeçareje në Kosovë, shkon në 11 numri i të vdekurve


27/02/2019

Pacienti i 11-të që ndërroi jetë nga gripi sezonal është një fëmijë 10 vjeçar. Vdekja e fëmijës është konfirmuar nga Komiteti për Grip Sezonal, për të cilin është thënë se ka pasur edhe probleme kardiovaskulare.

Por, detaje rreth këtij rasti sot gjatë ditës ka refuzuar të jap drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë, Dr. Drita Telaku, ndonëse pacienti ka ndërruar jetë në klinikën të cilën e udhëheq ajo. Telaku, e cila është edhe anëtare e Komitetit të Gripit, ka thënë për rastin mund të flasin vetëm nga ky Komitet.

Por, vdekjen e këtij pacienti përveç Komitetit, e ka konfirmuar sot për gazetën edhe drejtori i Infektives, Hamdi Ramadani. Ai ka thënë se pacientja në fjalë ka pasur edhe probleme të tjetra shëndetësore.

“Ne e kemi pas takimin me Komitetin për menaxhimin e sëmundjes epidemike dhe është referuar se një fëmijë i moshës 10 vjeçare ka përfunduar me vdekshmëri. Nuk mund të flas me detaje sepse ai rast nuk ka ndodhë në Klinikën Infektive por në atë pediatrike. Vetëm është referu se ai rast ka qenë edhe i prekur nga virusi. Janë të dhënat se ai kishte pas edhe probleme të tjera kardio-vaskulare”, ka deklaruar Ramadani.

Mirëpo, ai ka thënë se megjithatë, situata me gripin epidemiologjik është nën kontroll. Por thotë se qytetarët duhet vaksinuar.

“Nuk ka nevojë për panik. Situatën e kemi nën kontroll. Ne po besojmë që brenda 2 javëve trendi i sëmundshmërisë së influencës të ulet. Vaksinimi është arma mbrojtëse kundër kësaj sëmundjeje. Të gjithë personat duhet t’i nënshtrohet vaksinimit. Rreth 600 raste sa kanë ardhë tek ne nuk e kanë kryer vaksinimin kundër gripit”, tregon doktori. 

E deri më tani në bazë të të dhënave nga ana e mjekëve dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit janë 11 persona që kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit.

Në anën tjetë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka kërkuar nga institucionet shëndetësore që t’i marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e pacientëve nga gripi, derisa kanë kërkuar që nxënësit e prekur me grip të ndërpresin procesin mësimor.

Tutje në laboratorët e Qendrës Kombëtare të gripit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, deri më 22 shkurt 2019, janë testuar gjithsej 661 mostra të dyshimta me influencë, prej tyre 240 raste rezultojnë pozitive në influencën e tipit A.
Sipas subtipit 178 mostra influencë A e pasubtipizuar dhe 62 mostra rezultojnë pozitive në subtipin AH1pdm09.

Nga 1 tetori deri më 20 shkurt 2018 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë raportuar gjithsej 44.705 raste të dyshimta në grip, 4177 raste me Infeksion Respirator Akut dhe 84 raste SARI (Sëmundje e Rënde Respiratore Akute). 

Ministria e Arsimit ka kërkuar nga ana e prindërve që mos t’i dërgojnë fëmijët që janë prekur me grip në shkolla./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart