Gjykata saudite detyron babain të pajisë vajzën me pasaportë


20/09/2018

Gruaja 24 vjeçe nga Jeddah (perëndim), emri i së cilës nuk bëhet i ditur, i kërkoi gjykatës të heqë rolin e babait të saj si kujdestar, pasi nuk pranoi të ndërmerrte hapat e nevojshëm që vajza të pajisej me një pasaportë për të studiuar jashtë vendit.

Sistemi i kujdestarisë mashkullore kërkon që gratë të marrin lejen nga personi më i afërt mashkull në pjesën dërrmuese të fushave të jetës, siç janë udhëtimi ose martesa.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart