Gjini: Thaçi s’ka të drejtë kushtetuese ta shkarkojë kryeministrin Haradinaj


09/10/2018

Gjini madje konsideron se ideja e Presidentit Thaçi për kufijtë është e gabueshme sikurse dhe deklaratat e tij referuar Kryeministrit Haradinaj.

”Nëse cilido politikan e ka një ide ose vizion që e ka në rregull, mënyra  më e mirë e tij për ta arritur atë, është t’i bind njerëzit. E unë e shoh si problematike këtë çështje kur dikush ka një ide e dëshiron të gjithë të pajtohen pavarësisht se të gjithë janë kundër idesë së Presidentit Thaçi”.

”Kryeministri Haradinaj e di rrugën, e ka të saktë mendimin. Presidenti Thaçi nuk ka marr shumë kohë për t’i bindur njerëzit prandaj e them se është e gabueshme ajo, ndërsa kryeministri ka të drejtë”.

”Shumica dërmuese e njerëzve janë që Kosova t’i ruaj kufijtë e vet, e po ashtu edhe më shumë se gjysma e PDK-së janë pro mendimit tonë”.

”Janë disa aspekte që duhet shpjeguar. Të drejtë kushtetuese s’ka e dyta është duhet të ketë mbi parti edhe qeveritë, e treta duhet shikuar atë që dëshiron se ajo mundet me të ndodhë”.

”Kryeministri Haradinaj është njëri ndër njerëzit më të fokusuar në qeverisjen e tij ndoshta edhe në Ballkan ta them më gjerë”.
”Haradinaj është kryeministri më i mirë që ka Kosova këto ditë, sepse Kosova ka para vetes disa penallti të mëdha dhe kjo qeveri i duhet Kosovës”.

”Koalicioni është mes partive politike dhe jo mes presidentit e partive politike”.
”Ramush Haradinaj nuk i eviton problemet që i dalin përpara, por ai merret me to por zgjidhjet mund t’i pëlqejnë dikujt apo jo”.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart