Gjermania përgatit një ligj të posaçëm për mbrojtjen e insekteve


17/02/2019

Rreth gjysma e llojeve të insekteve, të rëndësishme si për ekosistemet ashtu dhe për ekonominë po zhduken në mënyrë të shpejtë në mbarë globin, ngre alarmin një studim.

”Ne qenieve njerëzore na duhen insektet, ato kanë nevojë të mbrohen me një ligj posaçërisht për ta’’, deklaroi ministrja, Svenja Schulze, për të përjavshmen e së dielës ‘’Bild am Sonntag’’, përcjell Atsh.

Plani i veprimit për mbrojtjen e insekteve, që agjencia DPA ka mundur të konsultojë, parashikon një fond vjetor prej 100 milionë euro, përfshirë 25 milionë kushtuar për kërkime.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart