George W. Bush i shkruan Donald Trumpit, ja çfarë thuhet në mesazhin e tij


09/11/2016

“Këtë mëngjes e kam telefonuar Presidentin e zgjedhur Donald Trump dhe e kam uruar atë për zgjedhjen e tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Bush në faqen e tij zyrtare në Facebook, raporton Gazeta Express.

“Laura dhe unë i dëshirojmë Presidentit të zgjedhur, Melanias dhe tërë familjes Trump çdo të mirë, teksa do të marrin një përgjegjësi të mrekullueshme dhe do të nisin një kapitull të ri mjaft emocionues në jetën e tyre. Ne lutemi për suksesin e vendit tonë dhe për suksesin e Presidentit tonë të ri”, thuhet në mesazhin e Bushit. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart