​Gazetari Zekirja Shabani sulmohet fizikisht nga pronari i gazetës “Tribuna"


08/12/2014

Gazetari Zekirja Shabini është sulmuar nga pronari i gazetës “Tribuna Shqiptare”, Sejdi Demiri.

Shabani ditë më parë njoftoi e do ta padisë “Tribunën” për vonesë në pagesën e pagave- shkeljen kontratës.

Zekirja Shabani është kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës dhe redaktor i Ekonomisë po në gazetën ‘Tribuna Shqiptare”.

E gjitha kjo ka ndodhur pasi që Shabani kishte refuzuar të nënshkruaj njoftimin për largim nga puna pasi që ai ishte i jashtëligjshëm karshi kontratës që posedonte.

“Rreth orës 12:00 më ka thirr të nënshkruar njoftimin për largim nga puna. Unë nuk jam pajtuar me atë njoftim pasi që ka qenë i kundërligjshëm me kontratën që kam. Ka ardhur Sejdi Demiri pronari i gazetës dhe ka filluar të më fyej.

Më pas ai më ka sulmuar fizikisht derisa e ka bërë të veten pasi që ishim vetëm ne të dy në takim. Sikur të gjitha këto të mos mjaftonin ai më ka kërcënuar edhe me jetë.

“Do të ndjek deri në vorr”më ka thënë. Unë e kam lajmëruar rastin në polici dhe tani prokurori Enver Krasniqi po merret me rastin”, ka thënë për “Zëri”, Zekirija Shabani.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart