Gashi pas dënimit u bën thirrje qytetarëve të mos festojnë me armë nëpër ahengje, thotë se gjobën do ta paguajë


01/03/2019

“Unë jam përgjigjur nga fillimi të gjitha ftesave të organeve shtetërore ashtu sikurse edhe kërkon Ligji. Këshillat juridike që kam marr nga avokatët mbrojtës konfirmojnë se gjoba në fjalë nuk ndikon në ushtrimin e detyrës publike të cilën e kam. Me këtë konfirmoj se nuk do të ushtroj ankesë ndaj vendimit, ndërsa gjobën do ta paguaj sipas kërkesave të Gjykatës, ashtu që kjo temë të konsiderohet si e mbyllur, ndërsa apeloj tek qytetarët që pavarësisht rastit të përmbahen nga veprimet e gjuajtjeve me armë zjarri gjatë festimeve familjare”, është shprehur Gashi ndër të tjera, transmeton Gazeta Express.

Ka shtuar se nuk bëhet fjalë për “gjuajtje me armë zjarri” por për “imitim arme me gaz”.

“E cila përveç zhurmës që krijon nuk prodhon predhë apo çfarëdo materiali tjetër me të cilin mund të shkaktohet ndonjë lëndim”, ka thënë ai.

“Edhe përkundër faktit është relativisht e paqartë sipas Kodit Penal kualifikimi i këtyre mjeteve për shkak të detyrës publike që ushtroj, pranoj gjobën e shqiptuar dhe njëkohësisht bëj thirrje mediave që të raportojnë në mënyrë korrekte lidhur me këtë rast”, ka thënë ndër të tjera.

Ndryshe, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe të tjerët, janë dënuar me gjobë për gjuajtjet me armë në odën e zëvendëskryeministrit Fatmir Limajt në Malishevë.

Më shumë rreth rastit KËTU:

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart