G20: Shoqëritë Offshore të bëjnë transparent identitetin e përfituesve


15/04/2016

Takimi në Uashington, me pjesëmarrjen e disa shteteve kërkon kryesisht identifikimin deri në korrik të parajsave tatimore jo-bashkëpunuese dhe parashikon marrjen e “masave shtrënguese” kundrejt tyre, sipas këtij dokumenti.

Ky është reagimi i parë ndërkombëtar përballë skandalit të “Panama Papers” që përfshin një sistem të gjerë të evazionit fiskal nëpërmjet shoqërive fantazmë që fshehin identitetin e përfituesve të vërtetë.

Në një deklaratë të ministrave të Financave të G20-ës u argumentua se përmirësimi i transparencës ndaj përfituesve është jetike për të mbrojtur integritetin e sistemit financiar ndërkombëtar dhe për të parandaluar përdorimin e këtyre subjekteve për qëllime korrupsioni dhe shmangien nga tatimet.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart