Flet familja e të moshuarit që nuk mori ndihmë nga QKUK-ja


18/01/2019

Familjarët e të moshuarit A.H. thanë se personi në fjalë është i sëmurë nga zemra.

“Me anë të autoambulancës babai është dërguar nga Mitrovica në Klinikën e Emergjencës në Prishtinë. Mjekët në fillim i kanë dhënë një injeksion dhe disa hapa, kështu pas kësaj nuk e kanë pranuar për ta shtrirë në spital”, thanë familjarët e të sëmurit.

Personi në fjalë kishte mbetur në korridorin e kësaj klinike, pasi askush nuk ka qenë prej familjarëve të tij me të, transmeton KlanKosova.

“Nga ora 10:00 deri kah mëngjesi babi ka mbetur në korridor. Në mëngjes i është bërë ekageja e zemrës dhe një kontroll nga mjekët”, thanë për klankosova.tv familjarët e të sëmurit.

Personi i moshuar është tani tek familjarët e tij dhe është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart