Flakaresha e parë nga Amerika – Tina Kaidanow anulon vizitën në Kosovë


14/10/2014

Ambasadorja dhe Koordinatorja Kundër Terrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit, Tina Kaidanow, ka anuluar vizitën e saj në Kosovë për shkak të problemeve politike që ka vendi, por edhe për shkak të problemeve në sistemin e drejtësisë – që u shfaqen sidomos me lirimin e disa personave/imamëve të dyshuar për terrorizëm.

Kështu thonë burime diplomatike për Gazetën Express.

SHBA duket se është e indinjuar me mënyrën se si u liruan ata.

Lajmi për shtyrjen e vizitës është konfirmuar përmes një cicërime në Twitter edhe nga Ambasadorja Amerikane në Prishtinë, zonja Tracy Jacobson.

Një vizitë e nivelit të lartë e SHBA’ve në Kosovë është anuluar këtë javë, një tjetër me agjendë të reduktuar për shkak të bllokadës aktuale politike. Të dëshpëruar”, shkruan Ambasadorja e SHBA’së në Kosovës, Tracy Jacobson.

Përveç anulimit të vizitës se Ambasadores Kaidanow edhe Senatori Chris Murphy e ka shkurtuar agjendën e vizitës së tij në Prishtinë; po për të njëjtat arsye.

Kjo situatë kthen në një pikë kritike raportet SHBA-Kosovë. Për fajin e lidershipit kosovar që s’po arrinë të gjejë zgjidhje për dalje nga ngërçi politik dhe për shkak të sistemit të kalbur të drejtësisë, shteti i ri po demton partneritet e ndërtuar me vite të tëra me superfuqinë botërore.

Ndryshe, për humbjen e partneritet strategjik me aleatët, dje ka folur edhe Presidentja e vendit, zonja Atifete Jahjaga, përmes Këshilltarit të saj, Arbër Vllahiut.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart