Fitorja e Trumpit, ‘alarm’ para zgjedhjeve presidenciale në Austri


10/11/2016

“Presidencialet amerikane të shërbejnë si një këmbanë alarmi më 4 dhjetor dhe përtej kësaj”, deklaroi gjatë një konference shtypi ish-lideri i të Gjelbërve austriakë që paraqitet nën etiketën e të pavarurit.

“Nuk dua që Austria të jetë shteti i parë në Evropën Perëndimore ku demagogët e së djathtës të marrin pushtetin”, shtoi Van der Bellen, transmeton atsh.

Partia e Lirisë (FPO) ku Nobert Hofer është njëri prej krerëve më të lartë në vendimarrje dështoi për pak për të fituar presidencialet e 22 majit, që mund të ishte rasti i parë në BE. FPO-ja siguroi anulimin e zgjedhjeve dhe një proces i ri zgjedhor do të zhvillohet më 4 dhjetor.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart