Fitorja e Donald Trump i pasuron miliarderët rusë për 29 miliardë dollarë


11/01/2017

Aksionarët e “Novatek”, Leonid Mikhelson dhe Gennady Timchenko, kanë shtuar pasurinë e tyre me 1.9 dhe 1.8 miliardë dollarë, respektivisht, për shkak të rritjes 16 përqind të aksioneve të kompanisë, shkruan Forbes, raporton Gazeta Express.

Në mesin e dhjetë biznesmenëve më të pasur rusë janë edhe Alexey Mordashov, bashkëpronar i “Severstal” dhe Vladimir Lisin, pronar i kombinatit metalurgjik “Novolipeck” – ata u pasuruan me 1.6 dhe 1.4 miliardë dollarë, respektivisht.

Pasuritë e bosit të “Lukoil”, Vagit Alekperov, është rritur me 1.8 miliardë, vlerëson “Forbes”.

Pasurisë në rritje të miliarderëve rusë i ka kontribuar rritja e çmimit të aksioneve të kompanive ruse, forcimi i rublës, rritja e çmimeve të naftës dhe shpresat që kanë të bëjnë me përmirësimin e marrëdhënieve të Rusisë me SHBA-së dhe BE.

Rritja totale e pasurisë përafërsisht në 29 miliardë dollarë e miliarderëve nga Rusia, shkruan “Forbes”, është më e madhe se në çdo vend tjetër me përjashtim të Shteteve të Bashkuara. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart