Festa e Krishtlindjeve në një familje shqiptare me besime të ndryshme fetare (Foto/Video) - Gazeta Express

Festa e Krishtlindjeve në një familje shqiptare me besime të ndryshme fetare (Foto/Video)

24/12/2015 14:17

Çiftin bashkëshortor e bënë të veçantë fakti se të njëjtit u takojnë besimeve të ndryshme fetare. Gazmendi është mysliman ndërsa Kristina katolike. Ata kanë 15 vjet të martuar
dhe kanë 4 fëmijë.

E thonë vet se fillimisht familjet e tyre kanë pasur hezitim për ta pranuar këtë martesë, por në fund janë dorëzuar përballë vendosmërisë së tyre të mos e dorëzuar dashurinë përballë fesë. Ka filluar si një lidhje e zakonshme, që pastaj ka rezultuar me martesë, por më e veçantë se të tjerat për faktin se trashëgonin dy kultura jo pak të ndryshme fetare.

“Nuk jemi të vetmit pornuk do të jemi as të fundit që kemi bërë një martesë të tillë”, thotë Gazmendi.

“Prindërit e kanë kuptu pak para se me u martu me Gazmendn. Por normal sikur të gjithë
prindërit në atë kohë, edhe ata nuk kanë qenë shumë të pajtimit ndoshta, për shkak të rrethit dhe fjalëve e thashethemeve, por pastaj kur kanë parë harmonin tonë si çift janë pajtuar me vendimin tim dhe prej asaj dite nuk kam pasur ndonjë telashe”, thotë Kristina për lajmi.net.

Harmonia familjare dhe respekti i ndërsjellët e kanë bërë gati të pa dukshëm faktin se ata u takojnë besimeve të ndryshme fetare. Çifti Bytyqi thotë se funksionon mbi bazën e
respektit të ndërsjellët pa ju përzier njëri tjetrit në praktikimin e fesë.
Bashkëshortët besojnë se të gjitha besimet monoteiste janë në thelb të
ngjashme.

Kristina e cila i gëzohet më shumë natës së krishtlindjeve e pretë atë gjirin e ngrohtë familjarë

“Para krishtlindjeve e mrekullojmë bredhin dhe pastaj shkojmë të familja ime ku na presin me shumë ngrohtësi, me vizita për urime e ushqime të ndryshme”, tregon Kristina.

Kurse bashkëshorti i Kristinës, Gazmendi pranon se ambientin familjarë për festën e Krishtlindjeve e rregullojnë së bashku.

“Ne në natën e Krishtlindjes shkojmë te familja e Kristinës dhe i urojmë dhe festojmë bashkë. Të nesërmin shkojmë në Kishë për urime. E rregullojmë ambientin familjar që të duket sa më festiv dhe kështu rrjedh festa në familjen tonë”, thotë Gazmendi.

Ky çift ka vendosur që edukimin fëmijëve të ua bëjë mbi baza atdhetare, madje thonë se për besim ata duhet të vendosin vet.