Familja Dehari shpjegon se pse zyrtarët e Vetëvendosjes i shoqëronin në burg kur vizitonin Astritin


11/11/2016

Sipas Deharit, nuk ka pasur kurrëfar presioni, pasi kanë qenë sikur vëllezër dhe bisedat janë bërë në prezencë të policisë. Ajo gjithashtu ka shtuar se lejen për burg, e ka kuptuar se nga kush e ka marrë

“Politika më paska dhënë leje që të më përcjell se çka po flas me djal temin, që e kam rritur vetë. Mos luani me ndjenjat e familjes Dehari. Çdo herë që e kemi vizituar Astritin, e kemi pyetur a e dëshiron ndonjë shok, e ka ardh Dardan Molliqaj e Sami Kurteshi. Çka paska mujt me fol Dardani, në prezencë të policisë së këtij shteti, që ma vranë djalin”, ka thënë Xhemile Dehari.

Ajo u është drejtuar medieve, duke u thënë që mos t’i shqetësojnë si familje dhe se kurrë nuk janë marrë më parë me familjen Dehari, kur djalin e kishte në burg.

Xhemile Dehari me tej ka pyetur se ku dolën ato pamje, pasi prokurori Sylë Hoxha ka thënë se janë të konfiskuara nga policia.

“Kam ardhur këtu vetëm për hatër të Baton haxhiut, që mi ka tranu të gjithë. Nuk e di ku e mori atë të drejtë. Prokurori i Prizrenit tha se ato janë të konfiskuara, prej kah dolën nga Batoni. Po pyes se ku i mori Batoni ato incizime”, ka shtuar ajo.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart