Familja Dehari refuzon telegramet e ngushëllimeve nga "pushteti vrastar"


09/11/2016

Deklarata e plotë:

Dje, zyra e të ashtuquajturit President i Kosovës, përmes një postieri personal, ka bërë përpjekje t’i lërë në dorë prindërve të Astrit Deharit një letër të mbyllur.

Prindërit e Astritit e kanë refuzuar pranimin e kësaj letre, pa e hapur fare, pasi janë njoftuar nga kush është dërguar kjo letër.

Familja Dehari me këtë rast deklaron se nuk do të pranojë letra dhe as telegrame ngushëllimi nga asnjë udhëheqës i institucioneve më të larta të këtij pushteti vrastar, apo vartësve dhe zbatuesve të politikave të këtyre pushtetarëve.

Familjarët e Astrit Deharit: Xhemile, Avni, Albana dhe Arta Boshtraj-Dehari

Prishtinë, më 9 nëntor 2016

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart