Familja Dehari akuzon shtetin për vrasjen e djalit


11/11/2016

Sipas
babit të tij Astriti është vrarë nga shteti, dhe më tej ka
kritikuar mediat që sipas tij janë hijena që përfitojnë prej
tij.


lidhje me vizitat gjatë paraburgimit ka bërë të ditur se kërkesat
ishin bërë nga ai personalisht ndërsa vizitorët nga Lëvizja
Vetëvendosje janë kërkuar prej Astritit. 

“Shteti është sjellë padrejtësisht me ne, na e ka marrë djalin dhe na e ka përdhosur djalin. Na e ka vra djalin dhe sot nuk kemi kurrfarë konfirmimi zyrtar se ai ka vdekur në burgun e Prizrenit”, është shprehur Avni Dehari.

“Ne kemi dhembjen e djalit, mirëpo pas orës pesë kur shkojmë në shtëpi, nuk mund të jemi të qetë prej emisioneve në televizion dhe portaleve me shkrimet që i nxjerrin”, ka thënë Avni Dehari.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ka vdekur të shtunën e kaluar në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart