Fajon: Shkëmbimi i territoreve nuk është rruga që duhet të ndjekin Kosova dhe Serbia


10/11/2018

Ajo në një intervistë për ‘Blicin’ serb ka folur për gjendjen politike të brendshme të Serbisë dhe politikat që duhet të zhvillojë shteti drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

Mirëpo ndër të tjera Fajon është pyetur edhe për dialogun Kosovë – Serbi, për bllokimin e negociatave pas takimit të fundit të palëve në Bruksel.

Fajon është shprehur se dialogu duhet të funksionojë sa më shpejtë dhe të synojë përmirësimin e jetës së qytetarëve në të dy anët, por e ka konsideruar procesin si tejet delikat.

“Dialogu duhet të funksionojë sa më shpejtë dhe synimi është të përmirësohet jeta e qytatarëve në të dy anët, por ky proces është delikat.”, është shprehur Fajon, transmeton lajmi.net.

Ajo gjithashtu ka shtuar se ideja për shkëmbimin e territoreve është një ide e rrezikshme sepse e kaluara na ka mësuar se ndryshimi i kufijve çon në konflikte e luftra.

“Ka gjithashtu bisedime për shkëmbimin e territorit. Është e rëndësishme që ne të mos shkaktojmë një problem të ri në rajon, një paqëndrueshmëri të re. Për fat të keq, e kaluara na ka mësuar që nëse ndryshojmë kufijtë – shpesh kemi konflite, luftëra. Kjo nuk është rruga që ne duam të ndjekim.”, ka përfunuar anëtarja e Parlamentit Evropian. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart