Evoluimi i Thaçit – Rusia e keqe, Rusia e mirë!


14/11/2018

“Rusia po tenton ta rrënojë shtetin e Kosovës”, kështu kishte shkruar në fillim të këtij viti presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në një editorial për Forumin Ekonomik Botëror, i cili mbahet në Davos të Zvicrës.

“Përpjekjet e koordinuara nga Moska në mes të shtetit, kanaleve të propagandës, inteligjencës, hakerëve dhe pjesëmarrësve politikë kanë një qëllim të qartë. Ata duan t’i shkatërrojnë lidhjet e shumta të besimit: ndërmjet qytetarëve dhe qeverive brenda shteteve perëndimore, ndërmjet shteteve që i përkasin NATO-s dhe BE-së, por edhe më gjerë”, kishte shkruar mes tjerash Thaçi në këtë editorial, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”.

Por qëndrimi i Thaçit për shtetin, i cili udhëhiqet nga Vladimir Putin, ka ndryshuar pothuajse plotësisht pas një takimi që këta dy presidentë kanë zhvilluar ditë më parë në Paris në shënimin e 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Pas këtij takimi Thaçi ka njoftuar se Putin ia ka konfirmuar se Rusia do ta mbështesë marrëveshjen paqësore, e cila do të arrihet në mes të Kosovës dhe Serbisë. /Zeri

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart