Emiratet Arabe 22 milionë euro, fëmijëve të Kosovës


06/05/2015

Këshilltari i Presidentes Jahjaga, Arber Vllahiu për “Zërin” ka thënë se projekti do të filloj së shpejti me ç’rast ky projekt definohet si një ndër prej donacioneve më të rëndësishme në vend. Sipas zyrës së Presidentës Klinika do të jetë në mbikëqyrjen e donatorëve deri në aftësimin e stafit vendor.

” Projekti do të fillojë së shpejti të realizohet dhe shënon një prej donacioneve më të rëndësishme të Lartmadhërisë së saj që do të ndihmojë fëmijët e vendit. Klinika do të jetë ndër më modernet dhe më të pajisurat jo vetëm në Kosovë por edhe rajon, do të mbajë me nder emrin e Lartmadhërisë së saj. Ajo do të mbikëqyret nga donatorët për një periudhë kohore të cilët gjithashtu do të trajnojnë dhe aftësojnë edhe stafin vendor deri me bartjen e përgjegjësive të plota tek ata” ka thënë Vllahiu.

Presidentja Jahjaga, me vizitën e fundit në Abu Dhabi, gjithashtu ka arritur marrëveshjen për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, të nënshkruar nga ministrat e qeverive të të dyja vendeve. 

Ndërkaq shefi i zyrës për informim pranë Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, për “Zërin” ka thënë se Klinika e cila do të ndërtohet në këtë verë, do të ofrojë shërbime të kujdesit shëndetësor për fëmijë, në ortopedi, neurologji, urologji, endokrinologji, kardiologji, onkologji, hematologji, dhe mjekësi emergjente . Sipas tij do të ketë shërbime mjekësore në funksion të përkujdesit mjekësor për fëmijët e Kosovës edhe në fusha tjera.

“ Projekti që do të realizohet përmes donacionit të EBA ka vlerën mbi 22 milionë euro. Klinika që do të ndërtohet do të ofrojë shërbime kirurgjike për fëmijët e Kosovës, por do të integrojë brenda vetes shërbime të kujdesit shëndetësor për fëmijë edhe nga fushat e tjera si ortopedi, neurologji, urologji, endokrinologji, kardiologji, onkologji, hematologji, dhe mjekësi emergjente. Pra, një spektër të gjerë të shërbimeve mjekësore në funksion të përkujdesit mjekësor për fëmijët e Kosovës” ka thënë Hoti.

Hoti theksoi se bashkëpunimet e tjera me Emiratet e Bashkuara Arabe do të zgjerohen në të ardhmen e afërt. 

“ Duke qenë që Emiratat e Bashkuara Arabe, kanë investuar edhe më parë, pas luftës në Kosovë, në shëndetësinë e Kosovës, siç është shembull Spitali i Vushtrrisë “Sheikh al Zayed”, që gjithashtu është donacion i këtij shteti, , pritet që bashkëpunimi të zgjerohet edhe në fusha të tjera të shëndetësisë” ka thënë Hoti.

Në ceremoninë e nënshkrimit të donacionit ka marrë pjesë edhe Ministri I Shëndetësisë Imet Rrahmani.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart