Elisabeta e II poston në Instagram, publikimi thyen rrjetin


08/03/2019

Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elisabeta e II ka postuar për herë të parë në Instagramin zyrtar të familjes mbretërore. Teksa vizitonte Muzeun e Shkencave në Londër, ajo zbuloi një letër të shek të 19’të nga Arkivat Mbretërore që i drejtohej stër-stër-gjyshit të saj, Princ Albertit.

Today, as I visit the Science Museum I was interested to discover a letter from the Royal Archives, written in 1843 to my great-great-grandfather Prince Albert. Charles Babbage, credited as the world’s first computer pioneer, designed the “Difference Engine”, of which Prince Albert had the opportunity to see a prototype in July 1843. In the letter, Babbage told Queen Victoria and Prince Albert about his invention the “Analytical Engine” upon which the first computer programmes were created by Ada Lovelace, a daughter of Lord Byron. Today, I had the pleasure of learning about children’s computer coding initiatives and it seems fitting to me that I publish this Instagram post, at the Science Museum which has long championed technology, innovation and inspired the next generation of inventors. Elizabeth R. PHOTOS: Supplied by the Royal Archives © Royal Collection Trust / Her Majesty Queen Elizabeth II 2019

Letra që daton në vitin 1843 ishte nga shpikësi dhe matematikani Charles Babbage, i cili është cilësuar si pioneri i parë i  kompjuterëve. 

Këtë fotografi nga Muzeu Mbretëresha e ka shpërndarë në Instagram, duke shënuar kështu postimin e saj të parë dhe videoja ka bërë xhiron e rrjetit.

“Sot vizitova Muzeun e Shkencave ku zbulova edhe një letër nga Arkivat Mbretërore, i shkruar në 1843 drejtuar stër-stër-gjyshit Prince Albert. Në letër, Babbage i drejtohej Mbretëreshës Viktoria dhe Princit Albert për krijimin e tij “Motori analitik”, i pasuar me programin e parë kompjuterik i krijuar nga Ada Lovelace, vajza e Lord Byron. Sot, pata mundësinë të mësoja rreth iniciativave të kodimit të kompjuterëve nga fëmijët dhe si duket më përshtatet mua që ta publikoj këtë postim në Instagram”, shkruan Mbretëresha.

Profili zyrtar në Instagram i familjes mbretërore është hapur që nga viti 2013 dhe ka 4.6 milionë ndjekës.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart