Egjiptianët kanë një kërkesë për shtetin e Kosovës


23/06/2018

Tashmë pjesëtarë të këtij komuniteti kanë filluar procedurat për përfshirjen në ligj edhe të 24 Qershorit që do të shënohej si festë memoriale e komunitetit egjiptian.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, tregon se deri tash është penguar një gjë e tillë pasi për miratim kërkohen 2 / 3 e deputetëve të komunitetit.

Berisha përmend dy tentativat e dështuara për këtë kërkesë.
E zv.ministri i Arsimit i këtij komuniteti, Artan Berisha, thotë se është e padrejtë që nxënësit e komunitetit egjiptian të mos e kenë një ditë të tyre për festë.

Zv.kryetari i Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim, Xhelal Sveqla, i ka thënë KTV-së, se është hartuar një draft që përmban edhe këtë kërkesë, por që ende nuk dihet se kur do të dërgohet për miratim në Kuvend.

Megjithatë, Sveqla ka thënë se kërkesa e komunitetit egjiptian e ka përkrahjen e komisionit parlamentar.

Në anën tjetër, komuniteti egjiptian thotë se institucionet e Kosovës kanë përgjegjësi ndaj tyre, pasi edhe ata janë kontribuues të mëdhenj të shtet-ndërtimin e vendit.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart