Edukata seksuale nuk ligjërohet mjaftueshëm nëpër shkollat e Kosovës


11/02/2019

Ndërkohë, futjen e një lënde të tillë si lëndë mësimore shumë të arsyeshme e shohin Psikolog, arsimtar por edhe nxënës.

Rukije Vllasa, psikologe në shkollën ‘’Faik Konica’’ në Prishtinë tha për T7  se këto tema duhet të diskutohen më shumë sepse janë te rëndësishme për edukimin e fëmijëve dhe informimin e tyre.

EDUKIMI SEKSUAL NE SHKOLLA

Ajo shtoi se këto tema më parë  sipas kurikules janë trajtuar vetëm nga arsimtari i Edukatës Fizike.

Vllasa thotë se fëmijët fillojnë te mësojnë për këto gjera shume vone, dhe se këto tema  duhet të  diskutohen se pari ne familje, e pastaj ne shkolle .

E një mësimdhënëse e lëndës së biologjisë thotë se më çështjen e edukimit seksual, nxënësit do të fillojnë të njihen nga klasa e gjashtë.

Krejt kjo sipas plan programit të ri të përpiluar nga Ministria e Arsimit.

Pavarësisht se nuk kanë lëndë të veçantë për edukatën seksuale një nxënëse thotë se me këto tema kanë filluar të njoftohen nga lëndët e tjera.

Ndërkohë, ka të tjerë që mendojnë se ende nuk janë të lirë të bisedojnë për edukimin seksual lirshëm me arsimtar.

Tema e edukimit seksual është riaktualizuar së fundmi, pas ngjarjes që ndodhi në Drenas ku një nxënëse ishte keqpërdorur seksualisht nga një mësues dhe një zyrtar policor.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart