Edhe deputeti i LDK’së flet rreth ofertës së PDK’së për rrëzim të qeverisë


15/01/2019

Lutfi Haziri ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se partia e Kadri Veselit i ka ofruar partisë së Isa Mustafës bashkëpunim për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Avdyli në DPT të Fidani në T7 ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të rrëzohet sa më shpejt.

Ai ka thënë se kauza e LDK’së për ta rrezuar këtë qeveri është për keqqeverisje.

“ Ne kemi kauzë që kjo qeveri të rrëzohet për keqqeverisje. Ky është edhe qëllimi i jonë”.

Kurse kauza e PDK’së dhe Hashim Thaçit ka qenë për çështjen e shkëmbimit të territorit.

“ PDK dhe Thaçi e kanë qëllimin për ta rrezuar këtë qeveri, pasi Haradinaj ka dalë kundër idesë së tyre për ndarje të Kosovës. Ne nuk e përkrahim këtë kauzë”, ka thënë Avdyli.

Ai ka thënë se në LDK është komentuar kërkesa që ka ardhur nga PDK për ta rrezuar qeverinë Haradinaj.

“ Neve si deputetë na është thënë se kemi një kërkesë të tillë. Është diskutuar për këtë kërkesë. Por ne kemi thënë se nuk bëhemi pjesë e këtyre pazareve”. 

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart