E turpshme: I moshuari i vjedh lulet e varreve të dy motrave


16/11/2018

I moshuari shihet duke zbritur nga biçikleta dhe duke i kapur lulet me njërën dorë, përderisa e mban biçikletën me dorën tjetër.

Të afërmit e të vdekurave e kishin vërejtur mungesën e luleve në varre disa herë me radhë dhe vendosën që ta fshehin një kamerë të vogël afër varreve. Incizimet shfaqën një pamje të pahijshme të një të moshuari duke i marrë lulet.

Ai nuk është identifikuar ende, ndonëse në pamjet e siguruara vërehet edhe fytyra e tij. Publikuesit e pamjeve kanë kërkuar që të lajmërohen përmes e-mailit ata që e njohin personin që i vodhi lulet, shkruan “Daily Mail”, tranmseton Gazeta Express.

Përktheu: Nasuf Abdyli

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart