E pabesueshme: Qyteti anglez mbulohet nga mbeturinat


12/01/2019

Rreth 30 punëtor të kompanisë së pastrimit i janë bashkuar grevës së disa punëtorëve tjerë, të cilët kanë refuzuar ta kryejnë punën për shkak të një mospajtimi për pagesa. Në fotografitë e bëra në qytet shihen kontenjerët e mbushur me mbeturina në zonën e banuar. Banorët thonë se punëtorët e pastrimit nuk i kanë marrë mbeturinat për shtatë javë me radhë.

Punëtorët e pakënaqur po kërkojnë trajtim të barabartë me punëtorët tjerë të së njëjtës kompani që punojnë në vende tjera. Bisedimet e deritashme mes unionit të punëtorëve dhe këshillit të qytetit kanë dështuar, prandaj punëtorët vendosën të ndërmarrin masa konkrete për ta shprehur pakënaqësinë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

/Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart