E çuditshme: Pse familja nuk e vizitonte Astrit Deharin në burg, pa prezencën e Vetëvendosjes? (Dokumente)


10/11/2016

Në këto dokumente të siguruara nga Gazeta Express shihet qartë se në secilën leje të lëshuar nga Departamenti për Krimet e Rënda për vizitë në Qendrën e paraburgimit në Prizren, aty ku kishte qëndruar Astrit Dehari për 68 ditë, vizitat e familjes Dehari u bënë të kontrolluara nga komisarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Më datën 9 shtator, qendra e paraburgimit në Prizren u kishte lëshuar leje për vizitë, Avni Deharit (babai i të ndjerit), Xhemile Deharit (nëna e të ndjerit), Arta Boshtraj (bashkëshortja e të ndjerit), Lum Islami dhe Blin Islami.

Vizita e dytë në qendën e paraburgimit u lejua të bëhet më 30 shtator për; Avni Deharin, Xhemile Deharin, Arta Boshtraj, Egzon Balaj (aktivist i Vetëvendosjes).

Vizita e tretë (06.10.2016), Departamenti për Krime të Rënda kishte lëshuar leje për familjarët e Astrit Deharit, Avni Dehari, Arta Boshtraj, i pranishëm ishte edhe Emrush Xhemajli (Koordinatori Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj)

Më 13 tetor, u lëshua leje vizite për; Avni Deharin, Xhemile Dehari, Arta Boshtraj dhe Hekuran Myrtezaj (aktivist i Vetëvendosjes).

Vizita e pestë u bë më 20 tetor nga Avni Dehari, Xhemile Dehari, Arta Boshtraj dhe Brym Maximilian (Profesor i filozofisë që ka ligjëruar disa herë në Vetëvendosje).

As vizita e gjashtë e familjarëve të Astrit Deharit për ta vizituar djalin e tyre në burg nuk mbeti e pa monitoruar nga Vetëvendosje. Më datën 27 tetor, pjesë e vizitës familjare në qendrën e paraburgimit në Prizren ishte i pranishëm edhe zyrtari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj.

Vizita e fundit kishte ndodhur dy ditë para se Astrit Dehari të vdiste në rrethana të pasqaruara.

Edhe më 3 nëntor, familjarët nuk e vizituan Astrit Deharin vetëm në qendrën e paraburgimit në Prizren. I pranishëm ishte edhe Sami Kurteshi – anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.

Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor në qendrën e paraburgimit në Prizren. Ai ka qenë njëri nga të dyshuarit që kreu sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës./GazetaExpress/

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart