Dyshohet se edhe një grua nga Gjilani ka vdekur nga gripi i derrit


15/02/2019

Edhe një grua nga Gjilani po dyshohet se para pak orëve ka vdekur si pasoje e gripit të derrave (‘Gripi A H1N1’). Bëhet fjalë për një 61 vjeçare (1958) nga Pozhorani.

 Siç ka mësuar Express nga burimet e veta, e njëjta fillimisht është dërguar në spitalin e Gjilanit ku me anë të fotografimeve dhe kontrolleve është drejtuar për në Infektive të QKUK’së, me dyshimet se u prekë nga gripi i derrit.

Burime të Express kanë thënë se ajo pas një orë ka ndërruar jetë në QKUK.

Kjo është viktima e dyte nga Gjilanit qe ka vdekur brenda një jave si pasojë e AH1N1.

Ndërkohë që janë edhe tre raste të tjera të dyshuara me grip të derrave që po trajtohen.

Express ka raportuar ditë më parë se Ramadan Jashari nga fshati Pogragjë e Gjilanit, ka vdekur të dielën pasi nuk mundi ta mbijetojë sëmundjen e gripit të derrave.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart