Drejtoresha e shkollës “Meto Bajraktari”: Armë e plastikës ose e vërtetë nxënësi do të përjashtohet


08/11/2017

Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmetin e cila tha se për këtë rast policia është informuar gjatë ditës së djeshme, por, se aktualisht policia është në fazën e hetimeve fillestare dhe se detajet e tjera do të bëhen publike më vonë.

“Dje rreth ores 12 kemi pranuar informaten se ne oborrin e nje shkolle ne qender te Prishtines nje nxenes eshte pare me arme. Menjehere njesitet policore kane filluar te merren me trajtimin e ketij rasti. Aktualisht jemi ne fazen fillestare te hetimeve dhe pas perfundimit te kesaj faze do te ju njoftojme per detajet tjera”, tha Ahmeti për Gazetën Express.

Express gjatë ditës së sotme ka vizituar shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë, dhe ka marrë edhe versionin e drejtoreshës së shkollës dhe dy arsimtarëve tjerë.

Drejtoresha e shkollës, Valbona Kastrati e cila ka qenë edhe kandidate për asamble komunale nga radhët e VV-së gjatë zgjedhjeve lokale, që u mbajtën më 22 tetor, tha se fëmijët e kanë parë një revole të plastikës në oborrin e shkollës, ndërsa më pas është njoftuar edhe policia dhe nuk dihet se çka ka ndodhur më tutje.

Ajo ka paralajmëruar se nxënësi i cili po dyshohet se erdhi në shkollë me armë do të përjashtohet nga kjo shkollë.

“Do të përjashtohet prej shkollës. Plastike ose e vertetë, kjo është më e pakta çka mundet me bo shkolla”, tha Kastrati gjatë bisedës me Express.

Tutje një koleg i Kastratit arsimtar në shkollën “Meto Bajraktari” ende pa u konfirmuar nga policia po pretendon se arma ka qenë e plastikës por që është dukur si e vërtetë. Nxënësin e përshkruan si të pashëm dhe jo problematik.

“Ka qenë armë e plastikës por është dukur si e vërtetë”, tha kolegu i drejtoreshës, Kastrati.

E ka marrë veç me qenë në qendër të vëmendjes, thotë ai.

Tutje drejtoresha tha se shkolla i ka 1700 nxënës dhe nuk kanë probleme të mëdha.

“I kemi në shtëpi 2-3 fëmijë dhe njëri del ma kapadai, por probleme me kuptimin e plotë të fjalës nuk kemi”- shtoi ajo.

Ndërsa sipas tyre reagimi i prindit ka qenë shumë i rëndë ata than se prindi i ka thënë këtij nxënësi se “do ta mbys”. Ata thonë se mezi e kanë qetësuar prindin e këtij nxënësi.

Javë më parë në Prishtinë është vrarë me armë zjarri Aulon Zeka (16 vjeç), për këtë rast janë arrestuar dy të miturit G.H. dhe R.G.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart