Donald Trump inkurajon ministrat e tij të shprehen lirisht


13/01/2017

Në një nga mesazhet e tij në “Twitter”, presidenti i 45-të i SHBA-së, që do të marrë funksionet më 20 janar, bëri përgëzime që “të gjithë anëtarët e kabinetit të tij japin një përshtypje të shkëlqyer dhe bëjnë një punë të mirë”.

“Dua që ata të qëndrojnë vetvetja dhe të shprehin këndvështrimet e tyre, jo të miat!”, theksoi Donald Trump në mesazhin e tij, transmeton atsh.

Ministrat që ai ka zgjedhur në dy postet më të rëndësishme, Punët e Jashtme dhe Mbrojtja, e kanë kundërshtuar hapur në shumë dosie strategjike gjatë paraqitjes së tyre këtë javë para Senatit që pritet t’i konfirmojë në këto pozicione.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart