Dështimet e njëpasnjëshme të Kuvendit


14/11/2018

Shumica absolute e seancave në këtë legjislaturë janë ndërprerë në mungesë kuorumi, duke bërë që shumë ligje të mbesin pa u miratuar pasi po barten nga njëra seancë në tjetrën.

Madje, kjo pritet të bëhet gjë e zakonshme tani kur koalicioni qeverisës ka mbetur me vetëm 50 deputetë pas me vendimin e Listës Serbe për të vepruar si opozitë në Kuvend si reagim ndaj vendosjes së taksës 10% për produktet serbe, shkruan Zeri.

Në ndërkohë dy subjektet e mëdha opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, vazhdojnë t’i bojkotojnë seancat e Kuvendit.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart