Deputetja e LDK’së: Taksa ndaj Serbisë, vendim populist


12/11/2018

“Kjo i jep një arsye Serbisë që të thotë se Kosova nuk po bashkëpunon. Ka stoqe me produkte serbe në Kosovë dhe ne nuk e dimë sa do të zgjasë kjo masë. Bizneset nuk mund të bëjnë plane afatgjata”.

Bajrami, në emisionin “Përballje”, në RTV Dukagjini, ka thënë se ky vendim është populist dhe më mirë do të ishte të mos merrej.

“Vendimi për taksën prej 10% duket më shumë populist se diçka tjetër. Ai është marrë për mbulimin e shkeljeve tjera. Më mirë të mos merrej ajo masë se të merret e të kthehet pas disa ditëve. Vendimi për reciprocitet do të ishte i duhuri”, deklaroi deputetja e LDK-së.

Ish-ministrja e Tregtisë dhe Industrisë nga LDK, thotë se ministria që ajo kishte drejtuar kishte arritur disa suksese për të favorizuar bizneset e Kosovës në tregjet rajonale.

“Ne kemi pasur takime me zyrtarët në Shqipëri dhe kemi ndryshuar vendimet, për t’i lejuar “Trepharm” të dërgoj produktet në Shqipëri”, deklaroi Hikmete Bajrami.

Bajrami ka thënë se vendimi do të ishte korrekt nëse do të bëhej bllokadë totale ndaj produkteve serbe ose të kishte reciprocitet.

“E mbështesim, por jemi të shqetësuar me mbajtjen e kësaj takse, pasi në verë kemi vendosur këtë taks dhe ajo është tërhequr shumë shpejt”, deklaroi Bajrami.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart