Deputetja e AAK’së s’ka qejf të flitet për rrogën 3 mijë € të Ramushit, por për foton e një vrasësi me Kurtin


13/01/2019

“Ramushi ose duhet t’ia zvogelojë pagën vetes, kabinetit dhe qeverisë së tij, ose duhet t’ua rrisë pagat edhe mjekëve, mësuesve e të tjerëve”, ka shkruar Aliu në Facebook. 

E ky shkrim i Aliut s’i ka pëlqyer fort Kadrijajt.

“Paska dalë këta “ekspertët” e VV-së, këtë herë Librun Aliu, të godisin sa më ulët Qeverinë Haradinaj, kur është në momentin kryesor të kthimit të dinjitetit të shtetit”, ka shkruar Kadrijaj në Facebook.

“Ky dinjitet po kthehet për herë të parë, por po duket që nuk janë aq të kënaqur këta brenda”, është shprehur ajo.

“Sidoqoftë, VV është më mirë të përgjigjet në një pyetje: Qysh mbeti puna e fotos së Albin Kurtit në odën e vrasësit të policit në Istog?”, ka pyetur Kadrijaj.

“Përgjigjuni njëherë këtu e pastai flasim për gjithçka!”, ka thënë ajo. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart