Deputeti i AAK’së: Thaçi s’duhet të thotë se do ta marrim Preshevën, sepse s’mundet ta marrë ai


22/01/2019

Berisha ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçi “nuk është i qartë me qëndrimet e tij”.

Ai ka këshilluar Thaçin që të dalë e të thotë se ka qëndrim të njëjtë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, dhe të thotë se “kufijtë nuk preken”.

“Unë jam me popullin e Kosovës. Kosova është me këta kufij administrativë”, është deklarata që Berisha i ka sugjeruar Thaçit të dalë e ta thotë.

Deputeti i AAK’së ka vlerësuar se Thaçi s’duhet të flasë për bashkimin e Preshevës me Kosovën.

“S’duhet të thotë se do ta marrim Preshevën, sepse s’mundet ta marrë ai”, ka deklaruar Berisha. /Express/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart