Deputeti i AAK’së: S’ka konfirmim zyrtar se Amerika ka kërcënuar me largim të trupave


28/02/2019

Deputeti i AAK’së, Shkumbin Demaliaj ka komentuar këto deklarata në DPT te Fidani në T7. Ai ka thënë se deri më tash nuk ka pasur ndonjë konfirmim zyrtar për këtë kërkesë të Amerikës.

Ai ka thënë se as kryeministri Haradinaj e askush në AAK nuk ka folur për këtë.

“Nuk besoj që shkon kaq larg kërkesa e Amerikës. Deri tash askush nga drejtuesit e SHBA s’ka folur për një kërkesë të tillë. Ata nëse e kërkojnë këtë mund ta thonë vetë. S’ka nevojë që askush t’i përcjell këto fjalë”, ka thënë ai.

“Deklaratat që janë dhënë deri më tash janë të pabesueshme”.

Deputeti i AAK’së ka thënë se taksa nuk hiqet derisa Serbia ta njohë Kosovë.

“Ne nuk kemi ndryshuar qëndrime. Pra taksa hiqet pasi Serbia ta njoh Kosovën”.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart