Departamenti i Matematikës letër Thaçit, Haradinajt e Veselit: Të tërhiqet ligji i pagave, të ndalet greva në arsim


31/01/2019

“Bllokim i arsimit në Kosovë, me këtë kohëzgjatje, nuk ndodhi  as atëherë kur soldateska serbe na i mbylli dyert me polici. Pakënaqësitë e punëtorëve të arsimit janë rezultat edhe i korrupsionit galopant në shoqëri , dhe ndarjes jo proporcionale të buxhetit të shtetit sipas nivelit të shkollimit dhe përgjegjësive në vendin e punës.”, thuhet në letrën e këtij departamenti.

Tutje matematicientët kërkojnë nga krerët e shtetit të lënë mënjanë interesat dhe inatet meskine dhe të harmonizojnë politikat  e shtetit brenda mandateve kushtetuese që kanë dhe gjithnjë në interes të shtetit,

Kjo është letra e plotë:

LETËR PUBLIKE PËR KRERËT E SHTETIT
 Të shqetësuar:
–           me zhvillimet negative të cilat po qojnë me shpejtësi drejtë kolapsit të plotë të shtetit,
–           me mungesën e lidershipit dhe vullnetit politik e intelektual për tejkalimin e bllokimit të plotë të shtetit dhe tendencave të manipulimit të punëtorëve të arsimit dhe atyre të administratës në funksion të qëllimeve politike të krerëve kryesor të shtetit,
ne si intelektualë, profesorë të universitetit dhe qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi, ndjejmë përgjegjësi intelektuale, qytetare dhe patriotike tu drejtohemi aktorëve kryesor shtetëror dhe atyre të universiteteve publike të Kosovës me këtë letër të hapur:
Të nderuar zyrtarë të shtetit, të arsimit dhe të sindikatave në Kosovë:
–        Projekti për ndarje të Kosovës dhe mohimi i të gjithë të arriturave të deritashme, si aspiratë dhe përpjekje e brezave, është projekt që po rrezikon të tashmen dhe të ardhmen tonë dhe të brezave që vijnë. Po mohon angazhimin e të gjithë botës liridashëse perëndimore në krye me SHBA që u vunë në mbrojtje të një popullit që po kërcënohej me shfarosje;

–       Kapja e shtetit në të gjithë segmentet e tij nga një grup njerëzish dhe plaçkitja e pasurisë së tij pa masë e pa kriter, kanë shkaktuar pezëm dhe revoltë të madhe të shtresave të tëra të qytetarëve dhe punëtorëve publik të cilët me të drejtë kërkojnë mirëqenie më të madhe në lirinë e fituar;

–       Shpenzimi i pamasë dhe i pa kriter i parasë publike në administratën gllomaze në një shtet të vogël e të pazhvilluar është  hedhje benzine në zjarrin që po merr flakë;
Këto dhe shumë probleme të tjera Kosovën e kanë vënë në pozitën më të pavolitshme ndërkombëtare që ka qenë ndonjëherë dhe në izolim nga të gjitha anët.

Tejkalimi i kësaj gjendje kërkon urti, mençuri, vendosmëri dhe mobilizim të përgjithshëm shoqëror. Por, në vend të kësaj te ne po ndodhë e kundërta.

Shkaktarët e situatës janë më kryeneç se kurrë që të qojnë përpara projektet e tyre ogurzeza për Kosovën ndërsa, në anën tjetër kanë shpërthyer greva e revolta, të shumtën e herëve të arsyeshme, por  sikur lanë përshtypjen se momenti i shfaqjes së tyre nuk është i rastësishëm.

Pakënaqësive të arsyeshme të punëtorëve të arsimit parauniversitarë, me një vendim të panatyrshëm, iu bashkua edhe kreu u Universitetit të Prishtinës me kolegjiumin e dekanëve, duke shpallur grevë të përgjithshme në UP. Më vonë UP-së iu bashkëngjitën edhe universitetet tjera publike të Kosovës, që morën pretekst nga një vendim i AKA për mos akreditimin e  disa programeve të tyre dhe marrjen e akreditimit për disa të tjera.  Pa dashur të bëhemi avokati i askujt, e aq më pak i AKA, tërheqim vërejtjen se AKA është në fazën e rikuperimit pas një goditje të rëndë politike që ju bë vite më parë dhe që pasoj me dënimin e saj nga EQUAR dhe ENQA.

Pagat në Universitetet publike të Kosovës janë dinjitoze dhe ndër më të lartat në rajon. Në Universitetin e Prishtinës do të duhej protestuar për shumë gjëra të tjera, duke filluar nga niveli i ulët i shkencës që bëhet, mosrespektimi i orarit të mësimit dhe provimeve dhe probleme të natyrave të tjera të cilat tashmë janë publike. Në UP mund të shfaqet pakënaqësi edhe për shpërdorim mjetesh nga menaxhmenti dhe për hapësirat jo dinjitoze për studim dhe ushtrime. Madje, në FSHMN duhet protestuar kundër kushteve mesjetare infrastrukturore të studimit.

Udhëheqja e UP nuk denjoj as të dëgjojë për kundërshtimin tonë ndaj Udhëzimit administrativ të MASHT,  “UDHËZIMIN ADMINISTRATIV (MASHT) NR. 10/ 2018”, me të cilin lëkunden tërësisht themelet arsimit në Kosovë, edhe ashtu të brishta si janë. Me këtë rast ne kërkojmë nga MASHT që këtë udhëzim administrativ ta rikonsiderojë seriozisht.
Ne jemi të bindur se problemet e kësaj natyre, në universitetet tjera publike në Kosovë janë edhe më të theksuara se sa në UP, por gjithandej mbretëron heshtje e plotë!!
Përgjegjës për këtë gjendje në universitete është edhe politika për faktin se këto udhëheqje të universiteteve, në të shumtën e rasteve, janë të vendosura pikërisht nga politika.

Bllokim i arsimit në Kosovë, me këtë kohëzgjatje, nuk ndodhi  as atëherë kur soldateska serbe na i mbylli dyert me polici.

Pakënaqësitë e punëtorëve të arsimit janë rezultat edhe i korrupsionit galopant në shoqëri , dhe ndarjes jo proporcionale të buxhetit të shtetit sipas nivelit të shkollimit dhe përgjegjësive në vendin e punës. 

Ligji për pagat ngriti tensione plotësuese te punëtorët e arsimit dhe të administratës së shtetit, sepse koeficientet  për paga nuk janë real dhe sigurojnë thellimin e hendeqeve edhe më tutje në të ardhmen.

Prandaj ,

–       Kërkojmë nga krerët e shtetit të lënë mënjanë interesat dhe inatet meskine dhe të harmonizojnë politikat  e shtetit brenda mandateve kushtetuese që kanë dhe gjithnjë në interes të shtetit,

–       Propozojmë që ligji për pagat të tërhiqet nga procedura dhe të
Prandaj ,
–       Kërkojmë nga krerët e shtetit të lënë mënjanë interesat dhe inatet meskine dhe të harmonizojnë politikat  e shtetit brenda mandateve kushtetuese që kanë dhe gjithnjë në interes të shtetit,

–       Propozojmë që ligji për pagat të tërhiqet nga procedura dhe të ripunohet nga fillimi në mënyrë  që procesi i arsimit të normalizohet menjëherë dhe jeta në zyrat e shtetit ti kthehet normalitetit,

–       Universitetet të anulojnë vendimin për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve brenda kampuseve universitare,
–       Këshilli i rektorëve të anuloj kërcënimet ndaj AKA dhe të tjerat kërcënime për shkarkime.

 Arsimtarët e Departamentit të Matematikës:

        1.    Prof. dr. Rexhep Gjergji

2.     Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu

3.   Prof. Dr.Muhib Lohaj

4.   Prof. Dr. Bujar Fejzullahu

5.   Prof.ass. Dr. Edmond Aliaga

6.  Prof.ass. Dr. Menderes Gashi

7.   Prof. ass. Dr. Kajtaz Bllaca

8.   Prof.ass. Dr. Armend Shababni

9.   Prof.ass. Dr. Behar Baxhaku

10.  Mr. sc. Ramadan Limani

11.  Msc. Artan Berisha

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart