Demokratët besojnë se mund të triumfojnë ndaj Trumpit


08/11/2018

I pyetur se çfarë ka mësuar Partia e Demokratëve më 2018 ashtu që të zbatohet në fushatën presidenciale të vitit 2020, Perez ka thënë se “ne duhet të zgjerojmë elektoratin, duhet të garojmë çdo vend”.

Ai ka thënë se Komiteti që drejton ai do të japë udhëzime për formimin e kalendarit rreth debateve presidenciale para përfundimit të këtij viti.

Përveç tjerash, ai ka thënë se pret më shumë debate sesa në vitin 2016.
Në zgjedhjet për Konges, të mbajtura të martën në SHBA, demokratët kanë fituar kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Triumfi i demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve dhe politika e jashtme e Trumpit
Megjithatë republikanët kanë zgjeruar kontrollin e tyre në dhomën e lartë të Kongresit, Senatin amerikan.

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart