Debati për buxhetin 2019 në Kuvend vazhdon në orën 15:00


07/12/2018

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se Kuvendi shkon në pauzë deri në orën 15:00.

“Meqenëse një pjesë e deputetëve kanë dalë nga salla dhe është koha e drekës, po marrim pushim deri në orën 03:00 dhe ju kisha lut të ktheheni në sallë në orën 3, ta përfundojmë debatin dhe pastaj shohim kur e votojmë”, tha Haliti.

Buxheti i vitit 2019 po vlerësohet nga opozita si social dhe jo zhvillimor, ndërsa partitë në pushtet kanë shprehur përkrahje për të.

Artikull i sponsoruar

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart