Daçiqit i dhemb humbja në Këshill të Sigurimit, sulmon ambasadoren Vlora Çitaku


10/02/2019

Ai ka thënë se nëse Vlora Çitaku e ka fituar përballjen në Këshill të Sigurimit, atëherë pse po kërkohet që të rrallohen seancat për Kosovën.

Daçiq pretendon se pas asaj seance, SHBA-të kanë drejtuar kërkesa në drejtim të Prishtinës për heqjen e taksës.

“Nuk varet nga ne se sa seanca do të jenë, një gjë e tillë përcaktohet nga Sekretari i përgjithshëm. Për ne është me rëndësi që këtë vit do të jenë tre seanca, dhe vitin e ardhshëm dy. Pas fjalës sonë në seancën Këshillin e Sigurimit të OKB-së, SHBA’të filluan presionin ndaj Kosovës për heqjen e taksës.  Pra një gjë të tillë nuk e kanë kërkuar vetëm Rusia dhe Kina”, ka thënë Dacic në emisionin e mëngjesit në televizionin N1, transmeton Gazeta Express.

Ndërkohë debaklin e pësuar përballë ambasadores Çitaku është munduar ta relativizojë duke thënë se  në Këshillin e Sigurimit, përpara tij shkruan Serbia, ndërsa përpara saj shkruan Vlora Çitaku.

” Serbia, shkruan para meje, ndërsa para saj, Vlora Çitaku”, ka thënë ministri serb.

Në këtë diskutim në Këshill të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në favor të Kosovën kishin folur edhe fuqitë e mëdha.

Deklarata e ambasadores së Britanisë së Madhe, se Kosova ka te drejtë të ketë ushtrinë e saj, ka nxitur reagime të shumta në Serbi e Rusi./GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart