Daçiq: Formimi i ushtrisë së Kosovës është kërcënim për sigurinë


14/09/2018

Sipas ministrit të Jashtëm serb, formimi i ushtrisë është në kundërshtim me rendin juridik ndërkombëtar aktual dhe Rezolutën 1244, e cila KFOR-in e konsideron si të vetmen formë të pranisë ushtarake atje.

Daçiq ka thënë se formimi i një ushtrie që do të shërbente krahas KFOR-it nuk mund të bëhet për ndonjë arsye, pos për ndonjë konflikt të ri, shkruan agjencia e lajmeve FoNet, transmeton Gazeta Express.

“Për çfarë tjetër do të shërbente ajo forcë krahas KFOR-it, pos për ndonjë konflikt eventual”, ka thënë Daçiq. /GazetaExpress/

Te fundit nga kategoria


Kthehu lart